Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekzekutimi i 31 shqiptarëve në Mitrovicë, banorët: Në krye të aksionit ishte Oliver Ivanoviç, si i përzgjodhën burrat dhe i shtrinë me duart pas koke për t’i vrarë

23:33 / July 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mitrovice 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e tyre. Për këtë krim, ata vazhdojnë ta fajësojnë shtetin serb, ndërsa në krye të aksionit, thonë se ishte Oliver Ivanovic.

Sipas dëshmitarëve, aksionin ku u vranë 31 shqiptarët në Mitrovicë, e udhëhoqi Oliver Ivanovic. Dhimbja për familjarët e vrarë nga serbët në luftë, është ende e madhe.

Pikërisht në këtë vend, Tefik Sejdiu, i ka kujtimet e fundit me babain, axhën dhe djalin e tij. Ismet, Rexhep, e Mustafë Sejdiu, ishin në mesin e 31 kosovarëve, të cilët mesditën e 14 prillit të vitit 1999, u ekzekutuan në këtë vend, që njihet si “Rruga e Kovaçëve” në Mitrovicë.

Tefiku atëkohë 14-vjeçar, e mban në mend në detaje, ditën kur forcat serbe, e rrethuan ndërtesën e tyre. Ai shpresonte që babai i tij, Ismeti, do të shpëtonte nga duart e forcave serbe.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fekzekutimi i 31 shqiptareve ne mitrovice banoret ne krye te aksionit ishte oliver ivanovic si i perzgjodhen burrat dhe i shtrine me duart pas koke per ti vrare%2F%3Ffbclid%3DIwAR0X7Om 1puaw4wihUJACpAib1KZccMtzvMf4CIB79d1DGqyrq267kbj2tY&referer=https%3A%2F%2Fl.facebook

Por, edhe Ismet Sejdiu, pati fatin e njëjtë me vëllain dhe nipin. E pasi i mblodhën meshkujt e kësaj lagjeje, ata i shtrinë me duart pas koke në këtë vend.

Por, përzgjedhjen e meshkujve, Shadije Pllana – Hoti, që në këtë masakër ka të vrarë burrin e dy vëllezërit, thotë që e bën pikërisht fqinjët e tyre serbë.
Edhe Shadija, i ka të freskëta kujtimet e asaj dite. E 6 muaj me vonë, trupat e 31 të vrarëve, do të gjendeshin brenda një varri masiv në Vidomiric të Mitrovicës.

Gjithë këtë aksion kundër shqiptarëve, sipas dëshmitarëve, e udhëhoqi ish-politikani i vrarë serb, Oliver Ivanovic. Madje, veprimet e tij atë ditë, banorët i kanë ende të freskëta.

Në këtë masakër, morën pjesë tri njësite të forcave serbe, në mesin e tyre, edhe njësiti paramilitar i njohur si Frenkit. Ndërsa në vendin ku u ekzekutuan 31 shqiptarët, është vendosur kjo pllakë përkujtimore në nderim të tyre.

mitrovice
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.