Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutimi i Bujar Çelës/ Makina nuk i ndalon patrullës së policisë në Elbasan, RENEA i vihet në ndjekje

22:13 / September 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat RENEA po vijojnë operacionin e kërkimit në qarkun e Elbasanit për autorët e vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Tao Çelës. Mbrëmjen e sotme, forcat e RENEA-s janë zhvendosur nga fshatrat në kufi me Peqinin, në krahun tjetër të qytetit në fshatin Mengël.

Mësohet se gjatë kontrollit që po vijon prej disa orësh në Elbasan pak minuta më parë një mjet nuk i ka ndaluar efektivëve te forcave speciale të cilët e kanë sinjalizuar për të ndaluar. Mjeti ka qenë në aksin Elbasan-Librazhd, ndërkohë që policia i është vënë pas.

Sipas burimeve ai u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe me pas u larguan per ne fshatin Murras ne aksin Elbasan- Peqin rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.

Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.

bujar celes ekzekutimi ndjekje patrulles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.