Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ekzekutimi i Danit, ish-deputeti: Grupi i goditur do të reagojë

18:36 / November 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj flet për atentatin në Rinas ku u ekzekutua krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së. Për të kjo ngjarje do pasohet nga një ngjarje tjetër ku grupi tjetër i goditur sot do të marrë hak me të njëjtin skenar. Ish-deputeti thekson edhe se krimi e ka sfiduar shtetin sepse ushqehet nga shteti.

”Krimi e ka mëse të lehtë jo vetëm për kryer vepra penale, por ndjehet i pacenuar, i pakufizuar, i pambikëqyrur. Si mund të ndodhë në një makinë një personazh i dënuar dhe i liruar nga burgu me një përfaqësues të policisë. Pse-në e kësaj e gjen në sallën e parlamentit kur ministrja e brendshme raportonte një Shqipëri të sigurt. Krimi e ka sfiduar shtetin sepse krimi është ndihmuar prej shtetit. Krimi ushqehet nga shteti me procedura korruptive prokurimesh, miqësie me pushtetarë e politikanë. Ky është një shtet që nuk e mbron jetën e qytetarëve. Aty mund të ishte bërë një masakër”,-tha në ”A2cnn”.

Duke sjellë në vëmendje ngjarjet kriminale përgjatë këtij viti Alibeaj tha ky është një bilanc lufte. Sipas tij zgjidhja është vetëm politike, pasi shteti thotë ai është në aleancë me krimin dhe drejtuesit e policisë në qarqe caktohen nga krimi. ”Zgjidhjet janë vetëm politike, s’ka zgjidhje tjetër. Lëmë mënjanë ato të angazhimit, sofistikimit të policisë që duhet të jetë e mirëpaguar, njerëz që nuk mund të ndodhen në makinë e një të dyshuari. Nuk duhet të ketë drejtues që kanë probleme me drejtësinë. Apo drejtorë policie qarqesh caktohen në detyra prej grupeve kriminale. Zgjidhja duhet të jetë e natyrës politike. Ky lloj pushteti i kalcifikuar për shkak të aleancës me krimin këtë produkt do të sjellë”.

Për Alibejan qeveria nuk mban përgjegjësi, ndërkohë që kjo situatë kërkon transparencë dhe ndjeshmëri. Ish-deputeti shton se “Policia e Shtetit e ka shndërruar institucionin më të rëndësishëm në agjenci funerale mbledhin viktima e makina të djegura”. Mundësitë për shmangien e këtyre ngjarjeve kriminale, për Alibeajn janë por mungon vullneti politik.

alibeaj atentat Gilmando Dani Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.