Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, Policia gjen një makinë të braktisur në Thumanë që dyshohet se e përdorën atentatorët

16:19 / February 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkelzen kastrati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjenden të tjera gjurmë që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Ky i fundit u vra në një atentat në 1 shkurt në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. ‘BalkanËeb’ shkruan se në Thumanë të Fushë-Krujës policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e 42-vjeçarit.

Bezat tha për ‘BË’ se brenda automjetit janë gjetur gjurmë biologjike, të cilat janë dërguar në laborator dhe nga analizimi i tyre policia shpreson të gjejë emrat e vrasësve. Ky mjet dyshohet se i ka transportuar atentatorët nga vendi ku dogjën “Land Rover’-in deri në Fushë-Krujë. Disa të dyshuar vijojnë të mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po merren në pyetje.

Kujtojmë se gjatë natës policia ka kryer disa operacione, që u zhvilluan në 4 qytete, Fier, Durrës, Tiranë e Vlorë, për të prangosur persona të dyshuar për atentatin, teksa janë ushtruar kontrolle në disa banesa. Aktualisht janë shoqëruar disa persona në Tiranë që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, teksa autori përdori një armë “Scorpion” për ta vrarë teksa 42-vjeçari qarkullonte me mjet.

Një mjet “Land Rover” me targa greke u gjet i djegur në mbikalimin e Baltëzës, në Mbrostar, që dyshohet se u përdor nga autori. Nga ana tjetër u sekuestrua dhe arma e përdorur, bashkë me një silenciator.

Shkëlzen Kastrati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.