Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Athinë, teksa një çift shqiptarësh kanë rënë pre e një atentati me armë zjarri. Mësohet se për pasojë bashkëshorti 32-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa bashkëshortja 37-vjeçare është plagosur.
Personi i vrarë në shtetin Grek është Roan Brahimi, i njohur si armik i Vis Martinaj. Ai ka qenë shpesh herë i kërkuar nga policia për ngjarje të ndodhura në Lezhë dhe Laç. Së fundmi ai u shpall në kërkim për atentatin ndaj Ylli Brahimit ku mbeti i vrarë Klisman Preci. Vajza tjetër që mbeti e plagosur është shtetësja shqiptare me iniciale K.B.
Sipas informacioneve të para, një person i panjohur ka qëlluar drejt çiftit që ndodhej brenda një makine. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 21:30 të natës në rrugën “Messolongiou”. Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka hapur zjarr drejt automjetit.