Një 88-vjeçar në Greqi vrau ish-gruan e tij me pushkë gjahu, dhe pas krimit makabër ai tha thënë se me të nuk ka kaluar mirë, ndaj dhe e vrau.
Mediat greke shkruajnë se i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar përfundimisht drejt krimit.
Krimi ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës, kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren për vdekje. Sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.