Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në…”/ Çfarë po paralajmëron Escobar për Ballkanin?

22:24 / May 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
escobar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë edhe në zgjedhjet në SHBA.

“Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha dallimet dhe të gjitha metodat në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga e tij evropiane. Prandaj, po, shqetësohem për zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, tha Escobar.

Ai tha se nga ana tjetër qytetarët e Malit të Zi kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Sa herë që qytetarët duhej të bënin zgjedhje, ata zgjidhnin të vetmen rrugë reale përpara Malit të Zi – integrimin euroatlantik”, shtoi Escobar.

Ai theksoi se prandaj është i bindur se qytetarët e Malit të Zi, kur zgjedhin qeverinë, dinë të identifikojnë keqinformime të tilla dhe të marrin vendime që janë në përputhje me vlerat dhe aspiratat e tyre. Sipas tij, SHBA-të shprehen qartë se nuk i zgjedhin qeveritë e aleatëve të NATO-s, por se kanë pritshmëritë e tyre.

“Siç e dini, kushdo që e mban Malin e Zi në kursin e tij evropian, kushdo që mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO dhe që është aleat në luftën kundër korrupsionit mund të presë mbështetjen e SHBA-së”, tha Escobar.

ballkani escobar nderhyrja ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.