Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elbasan-Qafë Thanë, Balluku: Aksi pjesë e korridoreve europiane

15:32 / December 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 12 10 153021
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote. Krahas ndërtimit të trupit të rrugës punohet edhe për ngritjen e veprave të artit, ku përgjatë këtij aksi parashikohen disa vepra të rëndësishme. Pjesë e projekti, për këtë vepër e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shkurton distancës edhe mes kryeqytetit dhe zonës juglindore, është edhe mbrojtja lumore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën ecurinë e punimeve në lotin 3, i cili përfshinë segmentin pranë Urës së Murrashit në zonën e Librazhdit.

“Punimet po ecin me ritme të mira. Jemi në rreth 56% të ecurisë fizike në këtë kantier, i cili është i ndarë në dy zona. Zona e parë është në Fushë Labinot ,lidhet me përfundimin e bypassi-t të Elbasanit, që është një projekt tjetër pjesë e Korridorit VIII. Aty punimet janë pothuajse drejt fundit pasi kanë qenë relativisht të thjeshta. Është formuar trupi i rrugës dhe së shpejti fillojnë shtresat e stabilizantit. Në pjesën e dytë, një gjatësi rreth 800 metra, është pak më komplekse situata pasi kemi një vepër arti gjigande”, u shpreh Gjyli referuar ecurisë së punimeve në këtë kantier.

Elbasan-Qafë Thanë është një projekt ndërkufitar ku është duke u punuar njëkohësisht në të dyja vendet, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Mes dy vendeve do të ketë edhe një pikë të re kufitare.

“Interesante është ndërtimi i këtyre dy urave paralele që janë dy korsitë e autostradës së Korridorit të VIII, të cilat shkojnë dhe bashkohen në tunelin e lotit të 5-të, për të kaluar në zonën tjetër, në zonën e Librazhdit. Shqipëria ka këtë fat të shikojë këto vepra madhore të cilat ndërtohen, për të thënë të drejtën Europa ka dekada që i ka ndërtuar. Ka shumë pak vepra të tilla që zhvillohen sot, siç është porti i ri në Porto-Romano apo siç është ndërtimi i Korridorit të VIII apo aeroporti i Vlorës”, tha Balluku.

Korridori VIII është pjesë e korridoreve europiane, ndërkohë që një komponent tjetër i tij është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, një projekt për të cilin Qeveria Shqiptare ka avancuar ndjeshëm.

“Këtu nuk ndërtohet thjesht Korridori VIII përsa i përket një autostrade të re, por ka edhe një komponent tjetër që është ai i hekurudhës, për të cilin ne, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka aplikuar në fondet e WBIF-it për t’u mbështetur, siç kemi marrë mbështetje edhe për hekurudhën Tiranë-Durrës, ashtu edhe për atë Vorë-Hani i Hotit. Ne kemi marrë mbështetje edhe për Durrës-Rrogozhinën dhe presim tashmë të na miratohet edhe fondi përsa i përket nga Rrogozhina deri në Pogradec. Kështu që të gjitha këto vepra të mëdha infrastrukturore që ne ndërtojmë ndërthuren me njëra-tjetrën”, bëri të ditur Zëvendëskryeministrja. Loti 3 ka një gjatësi prej 2.36 kilometra.

balluku Elbasan-Qafë Thanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.