Sipas njoftimit zyrtar, shoferi Klajdi Murataj, cili u shpëtua nga banorët e zonës dhe policia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ishte në gjendje të dehur në momentin që po drejtonte automjetin.
Policia ka nxjerrë informacionin zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një furgon mallrash ra nga 200 metra lartësi, në lumin Shkumbin.
Sipas njoftimit zyrtar, shoferi Klajdi Murataj, i cili u shpëtua nga banorët e zonës dhe policia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ishte në gjendje të dehur në momentin që po drejtonte automjetin.
Më tej theksohet se Muratajt i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l
Njoftimi i plotë
Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.
Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.