Elbasani mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Skuadra e Gvozdenovic zhbllokuan ndeshjen në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë një penallti. Për të parë golin e dytë u desh të vinte minuta e 89-të, me Mustën që kompletoi dopietën dhe i dhuroi 3 pikë skuadrës. Elbasani është në vendin e pestë me 34 pikë. Partizani vijon me rezultatet negative në kampionat, teksa janë në vendin e katërt me 40 pikë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
