Koncerti falas i Rita Orës mbrëmë në sheshin “Skëndërbej”, elektrizoi Tiranën. Ndaj edhe një falënderim nuk ka munguar as nga kryeministri Edi Rama.
Përmes postimi të një fotoje të artistes shqiptare me famë botërore, Rama shkruan “Faleminderit kinge”, ku e ka shoqëruar edhe me ikonë e flamurit të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në një moment, Rita Ora kërceu dhe vallen e Rrugovës. Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Window”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare.