Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Elezi: Nesër Harxhi do bëjë publike provat sesi u manipuluan zgjedhjet brenda PD! Garë farsë

23:24 / June 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibsen elezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se nesër Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix Elezi tha se proçesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nuk ka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.

“Nesër do shpalosim dhe do analizojmë fakte dhe argumenta para demokratëve, opoinionit publik, që nuk pati një gare të ndershme, por pati një farsë. Grupimi për PD u realizua dhe u formua për mbrojtje e proçesit zgjedhor. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë  e brendshme. Duhet bërë dhe një analizë. Në Kukës votoi 38% e antarësisë në Tiranë 88%. Në një degë këtu në Tiranë ëshët votuar 111%. Jo se kjo ka ndryshuar rezultatin, se Basha do fitone. Proçesi ka qenë i njollosur në çdo aspekt”, tha Elezi.

Kjo deklaratë e Elezit vjen pasi Edith Harxhi humbi zgjedhjet brenda partisë, e cila ishte ndër më pak të votuarat nga kanidatët.

Lulzim Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Ai mori 32,882 vota ose mbi 80% të votave, teksa pas tij më i votuari ishte Agron Shehaj, me 6038 vota, e treta ishte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara u rendit Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë. Ky proçes u kontestua nga 3 kundërshtarët duke akuzuar Lulzim Bashën se ka manipuluar zgjedhjet.

harxhi Ibsen Elezi provat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.