Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Elia Zaharia zbardh detaje lidhur me proçesin gjyqësor me Lekën: Njerëz që prezantohen si miqtë tanë…

17:18 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elia dhe princi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elia Zaharia është prononcuar me anë të një letre rreth procesit gjyqësor me princ Lekën.

Elia ka sqaruar çfarë po ndodh aktualisht duke theksuar se seanca për urdhër-mbrotje të ndërsjellët është shtyrë. Zaharia bëri thirrje për të respektuar privatësinë në këtë kohë të vështirë dhe të shmangen deformimet që po bëhen në media dhe në panele mediatike ku njerëz hiqen si miq të saj dhe Lekës.

“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në proces gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjeko-ligjor. Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedurë! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër-mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi. Ua shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanë që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë”, ka përfunduar letra e saj.

Kujtojmë se çifti po përballet në një çështje të hapur gjyqësore, pasi akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë.

E gjithë situata shpërtheu kur doli lajmi se princi kishte denoncuar ish-vjehrrin për dhunë në një nga rastet kur ai shkoi të takonte vajzën e vogël Geraldinë. Ndërkohë Elia dhe i ati, Gjergji denocuan gjithashtu princin Leka dhe thanë se ishte ai që i sulmoi dhe i goditi i pari. Ekspertiza mjeko-ligjore e para pak ditëve ka konfirmuar se në krahët dhe duart e Elia Zaharisë janë gjetur shenja dhune.

I ati i Elias, u shpreh se është i moshuar dhe nuk mund të dhunojë askënd, ndërsa princi supozon se ai i ka qëlluar me një statujë druri dhe i ka grisur xhupin në prani të vajzës. Sipas tij, debatin e nisi Gjergji, i cili iu drejtua me fjalë ofenduese.

Më pas, në rrjet qarkulloi edhe një video, ku Leka filmonte ish-bashkëshorten në një gjendje të rënduar, e cila qante dhe i bërtiste se ai i kishte goditur të atin.

eLIA zAHARIA Gjyqi Princ Leka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.