E fejuara e portierit gjerman Kevin Trap, Izabel Goulart ndodhet në Katar pasi po ndjek ndeshjen mes Brazilit dhe Koresë së Jugut. Pas eliminimit të ekipit të partnerit, ajo tashmë po bën tifo për kombëtaren e saj.
Modelja është shfaqur përkrah babait të yllit brazilian Neymar. Të dy duken shumë të lumtur teksa po festojnë rezultatin 4-1.
Modelja tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjet spektakolare dhe kodet e veshjes. Edhe para ndeshjes së Brazilit, ajo publikoi foto në rrjetin e saj Instagram duke vënë edhe njëherë në pah linjat e saj magjepsëse.