Prezantuesja e Digitalb, Elona Duro është surprizuar për ditëlindjen e saj nga bashkëshorti Lorenci. Ky i fundit ka gjetur dhuratën e duhur për të shoqen duke i dhuruar asaj një makinë të madhe.
Ka qenë Elona që me anë të një fotoje ka zbuluar dje dhuratën e marrë ditë më parë, më 30 janar kur edhe mbushi 34 vjeç. “Ai e di se çfarë pëlqej”, shkruan prezantuesja duke pozuar në krah të makinës ngjyrë të bardhë. Sigurisht, të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar nënën e re për dhuratën me anë të pëlqimeve dhe komenteve.
Elona Duro lidhi kurorë me të dashurin e saj Lorencin në verën e 2017-ës teksa ishte në pritje të ëmbël të djalit që lindi më 3 janar të 2018-ës. Aktualisht prezantuesja i është kthyer punës së saj në televizion dhe prej pak javësh ka nisur edhe emisionin e saj më të ri “Tag” që transmetohet në Digitalb. / Bordo