Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata lançoi projektin muzikor “Tavolina e Mërzisë”, baladë kjo që u prit jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e saj.
Kënga e punuar nga Armend Rexhapagiqi e Aida Baraku, riktheu artisten në skenë pas një pauze. Kënga e Elvana Gjatës është klikuar në kanalin Youtube, afër 7 milionë herë.
Ndërsa sot, artistja ka sjellë edhe remix-in e kësaj kënge, të cilën e ka përpunuar Cricket.
