Sipas mediave të ndryshme, raporti mes çiftit Elvana dhe Ervin ka qenë në krizë. Heqja e unazës së fejesës nga ana Elvanës ka rënë në sy edhe gjatë koncerteve të ndryshme që këngëtarja ka zhvilluar.
Zëra më vonë hodhën poshtë këto aludime duke pohuar se ata janë bashkuar sërish. Pak minuta më parë, vetë Elvana ka publikuar në ‘Instastory’ një selfie, ku shfaqet me syze dhe kapele. Por ajo çfarë bie më shumë në sy është unaza e këngëtares me gur diamanti, që është e njëjtë me atë që i ka dhuruar Ervin Mata. Ky mund të jetë dhe një konfirmim nga ana e këngëtares, që ata janë ende bashkë.