Mesvaktet e lehta, me pak kalori dhe të shijshme: akulloret me ujë, sorbeto e verës janë mike të linjave të trupit me shumë ëmbëlsi të freskët dhe pa kalori, duke të hequr kështu dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira e që më pas të ndjeheni në faj për kaloritë e tepërta.
Për më tepër, të rifreskojnë, hidratojnë lëkurën dhe të japin humor të mirë. Më poshtë keni disa ide se çfarë të konsumoni
Akullore me ujë dhe shije frutash
Akullorja nuk është armike e linjave nëse e zgjedh atë të duhurën. Kjo e duhura duhet të ketë tre karakteristika: fruta, të jetë bërë me ujë, dhe ndoshta pak sheqer të shtuar.
Akulloret me shije frutash të freskëta, ujë dhe lëng limoni, është mjaft e mirë për një mesvakt të shijshëm freskues dhe pa kalori.
Sallatë me shalqi dhe kajsi
Mes frutave të këshilluara këtë sezon është shalqiri dhe kajsia. Shalqiri ka një sasi të pakët kalorish, është i freskët dhe të shuan etjen, duke pasur parasysh se përbëhet nga 90 % ujë. Ndërsa kajsia, është e pasur veçanërisht me pektinë, një fibër e nevojshme dhe me sheqerin natyral të quajtur sorbitol. E pasur me vitaminë C, B1, B2, B3, kalium, magnez, kalcium, zink dhe hekur. Gjithashtu përmban shumë betakarroten që në trup transformohet në vitaminë A. Shto këtu dhe përmbajten e acidit folik, thelbësor për sistmein nervor dhe mirëqënien psikofizike në përgjithësi.
Xhelatinë frutash
Një xhelatinë me copa frutash që e vendos në frigorifer për ta pasur si mesvakt të freskët. Pak verë proseko në xhelatinë e bën më të shkëlqyeshëm, pa iu shmangur numrit të ulët të kalorive. Mjafton të hidni boronica, manaferra, luleshtrydhe, pjeshkë, portokall,kajsi…. pothuajse të gjitha frutat e stinës dhe viola xhelatina e duhur. Lëreni për gjashtë orë në frigorifer e më pas shërbejeni.
Sorbeto
Sorbeto është një ëmbëlsirë e freskët dhe e lehtë, hidratuese dhe kremoze por sigurisht me shumë pak kalori. Mjafton ta bëni me fruta të freskta, stevia, dhe barëra aromatike si mentja.