Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mirëpret emërimin e Matthew Palmerit në detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Nga ‘’Twitter’’, Xhafaj shprehet optimist se ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan do të kontribuojë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Flm
@StateDept për rritjen e vëmendjes për rajonin & për Shqipërinë
në këto momente kritike. I bindur se kontributi i z.Palmer në Shqipëri do të vijë duke u forcuar veçanërisht për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimin për këto tema gjatë vizitës sime në Ëashington, në mars 2018 dhe të shoh te ai interesimin dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Suksese z.Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim”, shkruan Xhafaj.
Palmer u emërua në detyrën e re nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, ndërkohë që mund të cilësohet “armiku” i Metës dhe opozitës me mesazhet e forta që dha për 30 qershorin, duke sjellë prapësimin e opozitës për dhunë në ditën e zgjedhjeve. Ai ka dalë disa herë kundër opozitës dhe presidentit Meta duke bërë thirrje për qetësi në zgjedhjet e 30 qershorit si edhe ka dalë pro këtyre zgjedhjeve.
