Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emërohet drejtori i policisë bashkiake në Vlorë

16:56 / August 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
492693900 1230411732425259 5400427421086998219 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Engjëllush Avdulaj është emëruar zyrtarisht në krye të Policisë Bashkiake të Vlorës, pas një procesi të hapur konkurrimi. Bashkia e Vlorës ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Policisë Bashkiake, ku morën pjesë gjithsej pesë kandidatë. Kandidatët iu nënshtruan një testimi me shkrim mbi njohuritë profesionale dhe një interviste përpara komisionit të posaçëm. Pas vlerësimit të rezultateve, analizës së figurës dhe vizionit për drejtimin e strukturës, komisioni përzgjodhi Engjëllush Avdulajn si profilin më të përshtatshëm për këtë detyrë. Vendimi mori mbështetjen e drejtuesve vendorë dhe qendrorë, duke u bazuar në kritere të qarta si integriteti, përvoja, aftësitë menaxheriale dhe lidershipi.

Një profil me eksperiencë në rend dhe administratë

Me një karrierë të gjatë e të konsoliduar në strukturat e rendit publik dhe administratës vendore, Z. Avdulaj njihet për profesionalizmin dhe komunikimin e afërt me qytetarët. Ai ka fituar respektin e komunitetit falë vendimmarrjeve të guximshme dhe operacioneve të suksesshme të drejtuara prej tij ndër vite.

Në vitin 2013, ai mbahet mend si Komandant i Repartit Special “Shqiponja”, që mori pjesë dhe drejtoi këtë strukturë në operacionin kundër lojërave të fatit, ku personalisht ai u përball edhe me kërcënime serioze ndaj jetës së tij nga eksponentë të krimit të organizuar.

Një vit më pas, në 2014, ai dha një tjetër kontribut të rëndësishëm si drejtues i së njëjtës strukturë gjatë operacionit madhor kundër kultivimit dhe tregtimit të drogës në Lazarat, duke marrë pjesë e drejtuar forcat e këtij reparti duke ndihmuar në realizimin me sukses të një prej aksioneve më të rëndësishme të rendit publik në vend. Ky aksion u cilësua në atë kohë si një sukses historik i Policisë së Shtetit, që ngriti lart imazhin e Shqipërisë në Europë.

Prioritetet e mandatit të ri

Sipas burimeve nga Bashkia e Vlorës, drejtimi i ri i Policisë Bashkiake do të përqendrohet në forcimin e efikasitetit të shërbimit, mbrojtjen e hapësirave publike, respektimin e rregullit urbanistik dhe kujdesin ndaj mjedisit e pastërtisë urbane. Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Policisë Bashkiake dhe komunitetit, duke synuar ta bëjë Vlorën një qytet më të qetë, më të sigurt dhe me standarde më të larta jetese.

Engjëllush Avdulaj policia bashkiake Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.