Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Në shkresën e depozituar, Bardhi akuzon Raman se ka emëruar si këshilltar të jashtëm Florian Coldea, ish drejtor i Shërbimit Sekret Rumun.
Sipas tij, Coldea është nën hetim për korrupsion, si dhe është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.