Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Edhe pse parashikohen rrisqe të larta në lidhje me pasurinë e votës, grupi i punës në KQZ kërkon që Diaspora shqiptare të votojë, duke marrë në konsideratë tri mënyra; atë me postë, votimi në konsulatë dhe votimin elektronik.
Grupi i punës i ngritur posaçërisht për votën e emigrantëve do të propozojë modelin e Kosovës, që është vota me postë, pasi “shprehja e vullnetit” në Kosullatë duket si një mënyrë më e vështirë për shkak të numërit të tyre të vogël. Probleme janë gjetur edhe për votimin elektronik, duke e bërë postën, mjetin më të besueshëm. Për ekspertët e fushës votimi elektronik pasi ai është i pasigurt, pasi rrjeti mund të bjerë pre e ‘hackerave’.
Ndërkohë sa i përket numërimit të votave janë shqyrtuar dy opsione, kthimi i KQZ në KZAZ. Ndërsa opsioni tjetër është që votat të shkojnë në KZAZ-të e zonave ku emigrantët figurojnë të regjistruar dhe të numërohen aty bashkë me të tjerat.
Kreu i grupit të punës, Ylli Merkaj, ka afat deri në datën 18 dhjetor për bërë një raport të detajuar për kostot financiare dhe mënyrën sesi do të menaxhohet procesi. Deri më tani parashikohet se vota e një emigranti do të “kushtojë” 22-25 dollarë, megjithatë kjo kosto ende nuk është zyrtare.
POR SI DO TË REGJISTROHEN EMIGRANTËT:
Emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania dhe më pas të shfaqin interes për të votuar në faqen zyrtare të KQZ-së. Pasi indentiteti i tyre të konfirmohet, emri do të hiqet nga lista në Shqipëri dhe do të vendoset në një regjistër të posaçëm. Më pas fleta e votimit mund të shkarkohet online dhe pasi të plotësohet, mund të niset me postë në Shqipëri.
Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti grupin e punës dhe zbardhi emrat që do të merrën për të mundësuar votën e emigrantëve.