Këtë të mërkurë është media britanike ”The Guardian”, e cila flet për shqiparët dhe rrugën e emigrantëve. ”Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit të Britanisë së Madhe për kalimet në Kanalin Anglez”,-është titulli i shkrimit, ku nënvizohet se ”burime qeveritare në Tiranë thanë se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë ata të vepronin në errësirë”.
Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.
Dan O’Mahoney, komandanti për Forcën Kufitare, tha të hënën se numrat barazoheshin me “1% deri në 2%” të meshkujve shqiptarë të moshës 20 dhe 40 vjeç”. Media britanike nënvizon edhe se zhgënjimi kryesor në Tiranë është dështimi i qeverisë së Britanisë për të zbatuar një marrëveshje për dëbimet e shpejta të atyre shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.