Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emrat/ Arrestohen 4 persona në Durrës, një prej tyre i lidhur me aferën e inceneratorëve

13:20 / November 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”. Vihen në pranga shtetasit Erindi Prela, Ermir Jaku Dritan Mega dhe Regan Merdani.

Merdani, një prej të cilëve SPAK ka urdhëruar arrestimin është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese sa i takon aferës së inceneratorëve. Ai është dënuar me  4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.  Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, i cili ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

Ndalohen 4 shtetas të kërkuar për vepra të ndryshme penale:

një 32-vjeçar i dënuar me 3 vjet burgim, për mashtrim lidhur me TVSh-në;

një 38-vjeçar që i vodhi para 2 ditësh, automjetin tip “BMW”, një shtetasi italian, në Durrës. Ndalimi i 38-vjeçarit dhe gjetja e automjetit të vjedhur, u bënë në fshatin Manati, Lezhë, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet komisariateve të të dy qarqeve;

një shtetas, për përndjekje dhe një shtetas me masë sigurie, për dhunë në familje.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale të kryera me intensitet, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u vunë në pranga shtetasit:

-Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet  burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore;

-E. J., 38 vjeç, pasi dyshohet së më datë 13.11.2023, ka vjedhur në lagjen nr. 18, një automjet tip “BMW”, në pronësi të një shtetasi italian, banues në Durrës. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, 38-vjeçari u vu në pranga në banesën e tij, në fshatin Manati, Lezhë, ku dhe u gjet automjeti i vjedhur. Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë vjedhje.

-E. P., 33 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se për rreth një vit, ka përndjekur një 24-vjeçare;

-D. M., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 8, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. 48-vjeçari akuzohet se në mars të vitit 2023, ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durres emrat inceneratorët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.