Partia Demokratike nis sot turin e protestave në rrethe, duke kërkuar krijimin e një qeverie kalimtare.
Ndalesa e parë e protestave ishte Mati ku pati edhe bllokime të rrugëve kryesore dhe të urave.
Nga një vëzhgim i tirananews.al është konstatuar se protestat udhëhiqeshin nga deputetë të PD-së duke përdorur edhe administratën e punësuar të Bashkisë së Matit dhe të Klosit.
Në krye kanë qenë:
1. Dhurata Çupi, deputete;
2. Xhemal Gjunkshi, deputet;
3. Nezir Rizvani, kryetar i Bashkise Mat;
4.Basir Cupa, kryetar i Bashkisë Klos;
5. Anjeza Shema, nënkryetare e Bashkisë Mat;
6. Gëzim Cenaj, nënkryetar i Bashkisë Klos;
7. Gëzim Pasha, shef personeli Bashkia Mat;
8. Xhezmi Dika, drejtor i shërbimeve Mat;
9. Vebi Stana, drejtor i bujqësisë, Bashkia Mat;
10. Petrit Demiri, drejtori i rrugëve Mat
11. Zenel Karaj, drejtor i rrugëve Klos. / tirananews.al