EUROPOL ka publikuar listën e 61 personave në kërkim dhe me rrezikshmëri.
Nga lista e publikuar rezulton se 26 persona janë me rrezikshmëri të lartë.
Në këtë listë të personave në kërkim nuk mungojnë as emrat e shqiptarëve. Më poshtë po ju paraqesim emrat e tyre si dhe veprat penale për të cilat akuzohen.
Krimet për të cilat akuzohen 2 shqiptarët:
Aleks Burreli
Më datë 23 Qershor 2016 dhe rreth orës 22: 10 në Ayia Napa, i arratisuri Aleks Burreli dhe një bashkëpunëtor i veshur me kapuç hynë në një restorant dhe duke përdorur pistoleta dhe automatikë vranë tre persona, raporton CNA (një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij në prani të dy fëmijë të mitur) dhe plagosën rëndë një polic të dytë dhe një person tjetër të pranishëm në vendngjarje.
Gjithashtu nga shkëmbimi i të shtënave me armë zjarri është qëlluar dhe vrarë në vend bashkëpunëtori i të arratisurit.
I arratisuri, Aleks Burreli u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë e cila më pas u gjet e djegur.
Gjithashtu në një fazë paraprake personi në fjalë komplotoi për të kryer vrasje të tjera në Qipro si pjesë e të njëjtit rrjet krimi që organizoi vrasjen në Ayia Napa.
Haredin Fejzullah
Prokuroria dhe policia e Brukselit janë në kërkim të të arratisurit 58-vjeçar Haredin Fejzulla. Haredin ka shtetësi shqiptare dhe është dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit e Brukselit për veprat penale të trafikut të drogës dhe anëtarësimit në organizatë kriminale.
Kriminelët sipas kombësive:
3 janë me kombësi holandeze; 3 janë me kombësi rumune; 1 ështëme kombësi marokene; 1 është me kombësi serbe; 1 është me kombësi franceze; 2 janë me kombësi ruse; 3 janë me kombësi polake; 3 janë me kombësi austriake; 2 janë me kombësi suedeze ku një prek tyre është femër; 2 janë me kombësi shqiptare; 3 janë me kombësi sllovake, një prej të cilave femër ; 1 është me kombësi nigeriane; 2 janë me kombësi malteze, një prej të cilave femër; 1 është me kombësi vietnameze; 1 është me kombësi sllovene (Femer); 3 janë me kombësi hungareze; 2 janë me kombësi bullgare; 2 janë me kombësi letoneze; 2 janë me kombësi boshnjak/hercegovinas; 1 është me kombësi italiane; 1 është me kombësi afgane; 3 janë me kombësi lituaneze; 1 eshte libianeze; 3 janë me kombësi çeke; 1 finlandez; 1 kroat; 2 frëng; 2 bullgar; 1 gjerman; 1 spanjoll; 3 janë me kombësi estoneze; 1 finlandez dhe 2 ty të tjerë janë: njëri në kërkim nga Suedia nuk i dihet kombesia, tjetri në kërkim nga Italia nuk dihet kombesia.