Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

19:55 / January 6, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
011767647806 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Kungulleshat e emrave që po qarkullojnë këto ditë festive nga politikanët e opozitës janë më shumë se cinike.

Madje edhe Adriatik Lapaj ka propozuar emra intelektualësh të njohur si alternativa për kryeministri teknikë. Ndër ta ka përmendur Përparim Kabon dhe Tritan Kalon. Po nëse Lapaj, ishte aq i dashuruar ndaj intelektualëve të njohur të këtij vendi, përse nuk i përfshiu ato në listat e kandidatëve për deputetë apo si këshilltrë bashkiakë në zgjedhjet e pjesshme?

Por bëri deputete tezen e tij, e cila nuk di të formojë një fjali të thjeshtë në shqip kryefjalë, kallëzues, kundrinor, pa e përkthyer nga greqishtja?

Pse Tiku nuk bëri deputet profesor Kabon apo Doktor Kalon? Shumë e thjeshtë, nuk deshi! Ndryshe i kishte të gjitha mundësitë.

Partitë e reja nuk është se kanë ofruar ndonjë mundësi intelektuale të grupit të tyre politik, e kjo nuk se është ndonjë problem i madh. Partitë, nuk janë akademi, por ata i japin mundësi shkencës, ajkës, elitës të shprehet në bazë të një politikë mbështetëse. Ose nëse nuk i japin, në politikat e tyre qeverisëse, partitë shfaqin programin në dobi të trurit të kombit.

Politika nuk është një Akademi shkencore, është një bërthamë idesh, e cila nuk kërkon me ngulm ardhjen e trurit, por i jep kësaj pjese të mirë të kombit një ide, një alternativë.

Po përse sot ka shpërthyer një delir opozitar ndaj emrave “teknikë” për t’i sjellë si alternativa për një zhvillim të ri politik në vend?

Sepse e kuptojnë se shqiptarët nuk i besojnë as Sali Berishës as Adriatik Lapajt, e ndaj kërkojnë të kontrabandojnë emra jashtë gardhit të tyre.

I do Tiku emrat që propozoi për emra teknikë? Ti fusë në listat e tyre për deputetë, madje t’i shpallë tani. Ndryshe, e gjithë kjo logjikë është një hipokrizi e turpshme.

Protestat që Lapaj bën ndaj qeverisë janë një gjë krejt tjetër, ndaj asaj që ai propozon për një alternativë qeverisëse. Lapaj sot po proteston për të larguar Edi Ramën, këtu mund të ketë mjaft diskutime, por n ë fund është në logjikë normale, ok ka të drejtë të protestojë.

Protesta e Lapajt, përkatësisht vendimi për të protestuar, duhet logjikuar tek ky akt. Sa vetë e mbështesin, sa impakt ka protesta dhe çfarë do të arrijë ky aksion. Që do të duhet të marrë edhe një mbështetje apo jo në publik.

Ndërkaq thelbi i këtij aksioni që është shumë i rëndësishëm është kush është Lapaj dhe njerëzit që e mbështesin? Sepse kemi parë në radhët e protestave të tij njerëz shërbimit sekret të kohës së Enver Hoxhës, që dalin si James Bond-a të luftës së ftohtë. Po përtej një panairi mitomanësh, a është opozita një parodi homologe e profesor Pilinçit apo një platformë serioze, kjoështë pyetja?

berishes emrat ilac inatin km tenike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.