Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT / Këta janë tre gjyqtarët që do vendosin fatin e Saimir Tahirit

11:17 / April 3, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahiri21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Krimeve të Rënda ka përcaktuar sot trupën gjykuese që do të merret me gjykimin e dosjes së ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Gjykata për Krime të Rënda, pranoi më datë 26 mars kërkesën e prokurorisë, duke çuar në gjykim Saimir Tahirin dhe e ish policët, Jaeld Çelën,Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Për rreth 8 orë, prokuroria dhe mbrojtja parashtruan pretendimet e tyre. Sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, për gjatë 1 viti hetim, në bazë të provave të grumbulluara, ka dyshime të arsyeshme, se Tahiri dhe tre ish-policët, i kanë lehtësuar aktivitetin kriminal, grupit të “Habilajve” të cilët akuzohen për trafikimin e tonelatave të drogës drejt Italisë.

Nga ana tjetër, avokatët e të hetuarve, kërkuan pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, nuk ka prova që mbështesin akuzat e ngritura.

Gjithashtu, mbrojtja Tahirit dhe e Çelës kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që do të shqyrtohet në seancën e parë të gjyqit në themel.

Flora Hajredinaj gjyqtare Saimir Tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.