Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin droga të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës. Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.
Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e premte.
Masë sigurie “arrest me burg” për:
- Jurgen Hasmataj
- Altin Lani
- Armaldo Xheladini
- Dorjano Çela
- Fabian Qoku
- Muharem Tarushi
- Denis Idrizi
- Erion Xhaxho
- Polikron Shabani
- Redi Lolaj.
Nga përgjimet mes të arrestuarve, kodet që ata përdornin për kokainën ishin si ‘pluhur zane’, ‘vëllai i madh’ nëse bëhej fjalë për sasi të madhe kokaine dhe ‘vëllai i vogël’ nëse ishte sasi më e vogël, si 0.5 gram apo 1 gram kokainë.
Ndërsa për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin ‘seqe’, duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin. Pjesa më e madhe e kanabisit shitej te ‘Petro Nini’. Një nga të arrestuarit, Dorjano Çela ishte personi që kishte siguruar klientët në këtë gjimnaz.