Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë sot mandatet dhe për tre deputetë të tjerë të listës së kandidatëve nga partia Demokratike.
Siç kishte lajmëruar dhe Myslym Murrizi, ish kreu i PD-së së Peqinit, Arben Elezi do të marrë mandatin e lënë nga nënkryetari demokrat Edmond Spaho. Ndërsa Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar i futur në listë nga kryedemokrati Lulzim Basha do të marrë mandin e Agron Shehajt në Vlorë.
Nga radhët e LSI-së është Ambra Borova, e cila do të marrë mandatin e lënë nga Agron Çela.
Ata pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjte, duke e çuar në 99 numrin e përgjithshëm të deputetëve në Kuvend. Nga LSI janë plotësuar vendet e 11 ish-deputeëve të saj, ndërsa nga PD vetëm gjashtë, shto këtu dhe dy deputetët që nuk dorëzuan mandatet Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi/
KQZ-ja do të vijojë të dërgojë në adresat e kandidatëve pasardhës thirrjen për marrjen e mandatit të deputetit deri në përfundim të listave shumëemërore, që do të sillnin edhe një Parlament me më pak se 140 deputetë.
Kështu, në Qarkun e Kukësit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur pazgjedhshmërinë për të gjithë kandidatët e listës së PD-së në këtë qark.
E njëjta situatë është edhe në Qarkun e Gjirokastrës dhe të Lezhës. Ndërkohë pritet që deputetët e opozitës në Parlament të ngrenë edhe grupet e reja parlamentare.
PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
MARRIN SOT MANDATIN
PD
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi
LSI
Ambra Borova