Dorian Duçka, emri i të cilit doli në çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Dorian Duçka është “personi B” që përmendet në dosjen e McGonigal dhe thuhej se operonte si këshilltar zyrtar i kryeministrit.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë mocionit me debat në Parlament më 2 mars 2023 për lidhjet e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal, pranoi se Dorian Duçka ishte këshilltarii tij i jashtëm.
“Aktakuza vetë çfarë thotë në këto 14 herë? Hera e parë pika 8 faqja 3, personi B operonte si këshilltar zyrtar i kryeministrit. E vërtetë Dorian Ducka ishte këshilltar i jashtëm në ato vite, ky është fakt por krimi apo kompromentimi në këtë fakt ku janë?”, u shpreh kreu i qeverisë në foltore.
Dorian Duçka ka mbajtur me herët postin e zv.ministrit te Energjitikës dhe është liruar nga detyra ne vitin 2015.