Policia ka arrestuar sot protestuesin, Florian Marku nga qyteti i Shkodrës i cili urinoi në derën e kryeministrisë mbrëmjen e 13 prillit, kur opozita protestoi për disa orë rresht.
Sipas televizioneve informative mësohet se ai është zbuluar nga kamerat e sigurisë.
Pas këtij akti Partia Demokratike mori një tjetër gjobë. Vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri publike në “Facebook” gjobën në vlerën 20 mijë lekë të vendosur nga Policia Bashkiake për PD-në.
“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, – shkruante Veliaj.
Protesta u shoqërua nga tymuese, shashka, por herë pas here dhe bomba Molotov. Sipas policisë, të paktën 5 punonjës u plagosën dhe u shtruan në spital.
Edhe opozita nga ana e saj foli për 15 protestues, mes tyre dhe gazetarë janë plagosur ose kanë shfaqur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit të përdorur. Ndërsa u arresuan 37 protestes.