Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Enada Hoxha rrëfen momentin më të vështirë të karrierës së saj

21:40 / September 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prima-balerina e TKOB, Enada Hoxha ka rrëfyer për herë të parë një nga momentet më të vështira në karrierën e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u bë pjesë e një rubrike ku duhet të tregonte momente të vështira dhe të lumtura të jetës së saj. Teksa theksoi se nuk ka dashur ta shprehë publikisht këtë ngjarje, ajo rrëfeu se një nga drejtuesit e TKOB, të cilit nuk ia bëri të ditur emrin, e kishte pezulluar për tre vite që të mos kërcente më.

Rrëfimi i plotë:

“Unë në fakt po marr nga ana profesionale, më tepër jam lënduar në anën profesionale sepse falë Zotit në jetën time kam pasur vetëm gjëra të bukura. E kam pakëz të vështirë për ta treguar njërën nga këto sepse e kam mbajtur për vete për të mos lançuar dhe për mos të nxjerrë personin i cili vërtet më ka lënduar. Është një moment jo i lehtë që unë e kam përjetuar jo lehtë, le të themi dhe nuk është se ka zgjatur pak, por ka zgjatur relativisht gjatë, për 3 vjet.

Bëhet fjalë për një nga drejtuesit e TKOB i cili ishte vetë një artist që unë e respektoj pa diskutim tërë figurën e tij dhe për atë çfarë ai ka dhënë dhe nuk e prisja kurrë që ai karshi meje të sillej në mënyrën më të shëmtuar dhe të më pezullonte si artiste titullare të Operas dhe Baletit që unë të mos kërceja më, por të më kalonte në një balerinë si soliste e dytë, në rolet sekondare, gjë që nuk e pranova asnjëherë.

Kemi madje edhe debatuar me të. Ai vazhdonte të ishte në mendjen e tij që unë, boll nuk duhej të vazhdoja më. Unë mund të them që isha në kulmin e karrierës time, madje sapo kisha ardhur edhe nga një aktivitet shumë i rëndësishëm në Itali ku mu bë edhe një propozim për të qëndruar atje dhe nëse unë nuk do të isha kaq në gjendje, atëherë nuk do të kisha këto propozime. Gjithsesi, më ka lënduar pafund sepse më ka lënë 3 vite pa kërcyer përveçse në një moment tepër të vogël”- tha ajo.

Më tej, Enada shtoi se këtë histori nuk e ka bërë publike më parë sepse mendonte se “nuk do ta besonte njeri”.  Në dijeni të saj janë familjarë dhe kolegë, ndërsa refuzoi të publikojë emrin e drejtuesit. Pavarësisht rikthimit të saj në skenë pas pauzës, ajo thotë se nuk ishte e lehtë, pasi pësoi “një dëm të madh, të pafalshëm.

Enada Hoxha karriera TKOB
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.