Këngëtarja e njohur Enxca Haxhia komentohet shumë në media së fundmi, teksa ishte e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Enca ka folur për martesën.
Ajo ka treguar se e ka zgjedhur që tani se çfarë fustanesh do të veshë dhe do të jenë tre. Enca bëri të ditur se fustani i parë do të jetë vërtet madhështor dhe do ta veshë me atlete, ndërsa dy të tjerët më të thjeshtë.
“I dyti do të jetë një jumpsuit pas trupit, dhe i treti, kur të largohen njerëzit e largët dhe të mbeten vetëm të afërmit, do të jetë një fustan i rehatshëm për të bërë qejf”, ka treguar ajo.
Megjithatë Enca ende nuk na ka prezantuar me mashkullin e ëndërrave.