Grupi OTR me në krye reperin Noizy ka patur pjesë të tij shumë vajza të showbiz-it.
Disa prej tyre janë larguar, ndërsa të tjera kanë qëndruar pavarësisht viteve që shkojnë.
Mirëpo, së fundmi dy prej tyre, Enca dhe Çiljeta kanë prishur miqësinë me njëra-tjetrën.
E ftuar në emisionin “Mirage”, Çiljeta është pyetur kë zgjedh midis Encës dhe Oriolës. Përgjigja e këngëtares ishte e prerë: “Oriola”, duke mos e diskutuar më shumë zgjedhjen e saj.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me vajzat, por një ndër shkaqet e përfolura është largimi i Encës nga OTR dhe sherri me Noizyn.