Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet për kapjen e autorit, Klered Bozhani, i dyshuar për plagosjen e efektivit Edlir Alleshi, përgjatë gjithë orëve të natës.
Asnjë gjurmë nuk është zbuluar deri tani. Policia ka punuar me familjarët për një tentativë për t’u vetëdorëzuar, por deri tani nuk është arritur asgjë.
Familjarët kanë qenë shumë bashkëpunues, kanë treguar disa vende ku mund të fshihej, por pasi i kanë kontrolluar nuk ka rezultuar të jetë aty.