Endrit Qyqja, nipi i Emiljano Shullazit, është transferuar nga burgu “313” tek ai i Peqinit. Lajmi konfirmohet nga korrespondenti i Panorama.al në Elbasan.
Kujtojmë që Qyqja ka qenë në regjimin “41-biss” te burgu “313”. Endrit Qyqja u dënuasi pjesë e grupit të Shullazit për krijim të grupit të strukturar kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.
Ai ra në prangat e policisë për gjobëvënie në shumë 1 milionë euro ndaj një bizesmeni në kryeqytet.
Më 31 korrik ministria e Drejtësisë vendosi që të zgjatë edhe me një vit regjimin “41-biss” për Emiljano Shullazin dhe tre persona të tjerë, Arbjon Alikon, Endrit Qyqjan dhe Genci Ballën.
Ata e kanë kundërshtuar regjimin “41-biss” për shkak të rregullave mjaft të ashpra që ka burgu i sigurisë së lartë.
