Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ëndrra amerikane/ 37 mijë shqiptarë emigruan në 9 vite

09:30 / February 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
endrra amerikane 768x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pasi, përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra të tjerë emigrojnë edhe jashtë saj në mënyra të tjera të ligjshme.


Për vitin 2023, nga Shqipëria janë përfituar 3,436 viza, duke u renditur në vendin e tretë në Europë pas Ukrainës dhe Rusisë, shtete këto të përfshira në luftë.

Shqipëria kryeson Europën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj.

Para pandemisë, emigrimi me vizë në SHBA ka qenë në nivele shumë të larta (shiko grafikun bashkëngjitur).

Të dhënat më të detajuara tregojnë se, për periudhën 2023, nga 36,631 emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, rreth 16 mijë ose 44% e tyre ishin nga programi i lotarisë i njohur si “Diversity Immigrants”.

Pjesa më e madhe e emigrimit të shqiptarëve përfaqësohet nga programi i lotarisë, pasi së bashku me fituesit e lotarisë, familjarët e tyre, të cilët kategorizohen si “Immediate Relatives”, në kontekstin e programit të vizave amerikane u referohen të afërmve të personave që fitojnë lotarinë.

Struktura e emigracionit në SHBA tregon se në përgjithësi, shqiptarët ikin në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.

Në vitin 2023, 11% e emigrantëve europianë në SHBA ishin shqiptarë

Në vitin 2023, rreth 30,829 europianë emigruan me vizë në SHBA, për punësim ose për t’u bashkuar me familjet e tyre, por 11% e tyre ishin nga Shqipëria.

Proporcionet për secilën kategori ndryshojnë nga vendi në vend, por Shqipëria del si një rast ku kanali i “Employment Preference” është shumë i theksuar, duke sugjeruar një orientim të fortë drejt kërkimit të mundësive ekonomike dhe punës në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria përfaqëson vetëm 0.3% të popullsisë së Europës në vitin 2023, por, në raport me popullsinë e saj, mban rekordin për emigrim në SHBA.

Si shihet nga të dhënat, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të emigracionit në SHBA edhe në raport me rajonin.

Në vitin 2023, Kosova mori 797 viza për emigrim drejt SHBA-së, Maqedonia e Veriut 547 viza, Bosnjë dhe Hercegovina 200 viza dhe Mali i Zi 120 viza, shifra mjaft të ulëta në krahasim me Shqipërinë.

Emigracioni nga Shqipëria drejt SHBA-së është në një nivel më të lartë, duke reflektuar një kombinim të faktorëve historikë, rrjeteve familjare të zgjeruara dhe faktorëve ekonomikë./Mopnitor

Amerike endrra Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.