Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i është rikthyer prezantimit dhe televizionit ‘Top Channel’ me punën e re si moderatore në ‘Top Talent’. Programi dedikuar talenteve të rinj do të vijë me edicionin e dytë për të nxjerrë para publikut të rinjtë që aspirojnë televizionin dhe ëndërrojnë të punojnë në ekran.
Edhe këtë vit esenca e programit nuk ka ndryshuar, por moderatori Kelvi Kadilli është zëvendësuar nga Eneda Tarifa dhe pritet të ketë ndryshime në juri.
Audicionet kanë nisur prej disa javësh dhe së shpejti do të nisë tranmetimi. Me anë të një videoje, Eneda ka zbuluar edhe ‘look-un’ që ka zgjedhur për audicionet, ku ka zgjedhur një fustan i cili duket si këmishë nate.