Këngëtarja Eneda Tarifa, duket se ka nisur të kujdeset seriozisht për trupin e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video duke u stërvitur dhe ka treguar se falë kësaj ndjehet shumë mirë jo vetëm nga ana fizike, por edhe mendore.
Madje ajo ju ka sugjeruar vajzave të tjera të ndjekin të njëjtin shembull, si fillim për shëndetin dhe më pas për imazhin. “Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, për gjithë këto vite… Ja që këtë vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua tashmë është një e mirë e domosdoshme”, ka shkruar Tarifa bashkangjitur videos.