Pak ditë më parë u tha se Eneda Tarifën mund të mos e shihnim këtë sezon te “Portokallia”. Dyshimet dolën të sakta pasi vetë Eneda konfirmoi largimin me një status në rrjete sociale ku shkruante se rrugëtimi me “Portokallinë” ka përfunduar këtu dhe tani do t’i përkushtohet muzikës.
Megjithatë thashethemet kanë vazhduar e këtë herë u përfol se këngëtarja mund të ketë pasur mosmarrëveshje me drejtuesit. Kjo gjë mesa duket nuk është aspak e vërtetë. Eneda në një intervistë për emisionin radiofonik “Live From Tirana” në Top Albania Radio, tha se arsyeja e vetme janë projektet e saj personale.
“Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam… janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem… gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë!”-tha Eneda.