Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eneda Tarifa zbulon pengun e fundit të Kujtim Prodanit: Festivalin për të….

16:24 / January 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eneda 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kantautori Kujtim Prodani nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19 dhe u shua ditën e djeshme në moshën 57-vjeçae. Artisti i ndjerë ishte shtruar në spitalin Sheqet Ndroqi në fund të muajit dhjetor, por pavarësisht kujdesit mjekësor ai nuk arriti të mbijetonte. Gjatë vitit që lamë pas ai ishte mjaft aktiv në muzikë dhe këtë vit kishte menduar të organizonte diçka madhështore.

Eneda Tarifa ka treguar në “Shqipëria Live” se Prodani po punonte kohët e fundit me një koncert recital që donte ta realizonte në nder të nënës së tij, Anita Take. Ajo është shprehur se ky duhet të jetë edhe pengu më i madh i artistit të ndjerë. Tarifa tha se tashmë është detyrë e kolegëve të Prodanit që ta çojnë deri në fund misionin që ai la përgjysmë dhe në këtë koncert recital të kujtojnë edhe figurën e tij.

“Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak. Mendoj se tani ndoshta na takon ne të bëjmë një festival në kujtim të të dyve, edhe të Anitës, edhe të Kujtimit”, u shpreh Eneda.

“Kemi ndarë shumë momente të bukura së bashku, ai kishte merak një koncert të përvitshëm që bënte në Durrës për hapjen e sezonit doja të risillja një këngë me të, Kanape-n por nuk ia dolëm dot”, tha Tarifa.

Ndërsa miku më i mirë i Prodanit, këngëtari Ardian Trebicka, zbuloi ditën e djeshme se Kujtimi do të nisej drejt Turqisë për kurim, por nuk mundi të arrinte as atje.

“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla!”, këto ishin mesazhet e fundit të Kujtim Prodanit tregoi dje Trebicka.

Eneda Tarifa tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.