Kryeministri Edi Rama ka treguar pragun e konsumit të energjisë elektrike për të cilin qytetarët do të detyrohen ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Rama tha se kush shpenzon më shumë se 800 kwh do ta paguajë atë me çmimin real të tregut. Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë plan për kufizim me orare të energjisë elektrike.
“Nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kwh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 apo 7% që konsumojmë më shumë.
Bëhet fjalë për konsumatorë me vila, pishina, oborre të mëdha për të cilët mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit. Çdo kë mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut.
Nuk kemi plan shkurtimesh dhe detyrimesh apo penalitetesh por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka nevojë për të kursyer energjinë elektrike dhe ata që vazhdojnë duke thënë se jemi ndryshe nga e gjithë bota. Se ne nuk kemi pse vrasim mendjen. Nëse kjo qeveri e poshtër nuk do përdorte lekët që flet energjinë për gjëra të tjera, po flasin pa kuptim. Qeveria edhe në vitin më të mirë s ai përket reshjeve”.