Eni Tare preku zemrat e të gjithve në “Big Brother VIP” këtë edicion, duke ndarë historinë prekëse të familjes së tij. Por, ndryshe nga jeta e tij, eksperienca në këtë format ishte e qetë, jo e zhurmshme dhe në hije. Duke bërë që ai të largohej shumë shpejt.
Gjatë qëndrimit të shtëpi u vu re afrimiteti i tij me Tean, të cilës i shprehu edhe pëlqimin. Lidhur me këtë Eni tha në një intervistë për TAR:
“Të marrim rastin e Teas, unë ia shpreha dhe aty brenda pëlqimin tim, vajzë inteligjente dhe sigurisht që dua ta njoh dhe jashtë. Uroj të dalë sa më vonë të jetë e mundur, sepse është një personazh që i duhet asaj shtëpie. Kemi vendosur që si fillim të takohemi, të njihemi dhe më pas të shohim sesi do ecin gjërat. Dashuri është shumë herët, por një pëlqim aktualisht është nga ana ime. Nëse do kishte një pëlqim nga ana e saj do ma shprehë kur të dalë.”- tha ai.
Ndërkohë, Eni gjithashtu ka shprehur mendimet e tij të sinqerta edhe për disa nga banorët e tjerë.
“Në përgjithësi të gjitha vajzat kishin shkëlqimin e vetë. Për Oltën, e vetmja gjë e keqe ishte që gjatë gjithë kohës ishte e fokusuar te Luizi… Për Efin, kur jam futur brenda shtëpisë kisha krijuar përshtypjen e një vajze serioze që nuk të afron. Efi ishte e çiltër, pozitive, dinte t’i bente ballë situatave. Gjëja e keqe që kishte Efi është fakti që ishte impulsive… Për Dean nuk kam asnjë koment negativ. Për mua është një vajzë shumë e mirë, me vlera. Në asnjë moment nuk ka treguar mungesë respekti apo nuk ka ngritur zërin… Diola dhe Nita vajza të mrekullueshme… Me Xhonatanin nuk është se kam pasur ndonjë bisedë… Sa për Armaldon, nuk e kisha vënë re, por që me videon që u shfaq dje, edhe për mua ishte realisht e papritur. Mendoj që për shkak të kësaj situate është në nominim, por Xhonatani është më i rrezikuar.“- tha Eni.