Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bënë prindër të një vajzë pak muaj më parë, të cilën e quajnë Adea. Më herët, çifti ndante momente në rrjetet sociale nga koha që kalonte me të bijën, por pa ia zbuluar fytyrën.
Megjithatë, tani duket se Eni dhe Genci kanë vendosur se ka ardhur momenti që ta prezantojnë Adean me publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale, e si më mirë se sa me një kartolinë për festat e fundvitit.