Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i pyetur për një koalicion të mundshëm PS-LSI, është shprehur i bindur për aleatët pasi ata iu bashkuan PD-së kur dogjën mandatet 1 vit më parë.
“Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës”, tha Alibeaj për Report Tv.