Kryeministri Edi Rama ngjalli tejet reagime disa javë më parë kur u dha lajmi se do të ishte pjesë e filmit të Ermal Mamaqit, i cili titullohet “I love Tropoja”. Me paruke dhe lente, kryeministri ka bërë një transformim të habitshëm ndërkohë që jo pak njerëz janë kuriozë sesa është paguar ai për këtë rol.
I ftuar në emisionin “Siluete” në RTSH, Mamaqi tregoi se Rama do të interpretojë rolin e dajës. Ndërsa pyetur nga moderatorët mbi pagesën që ka marrë kryeministri, ai u shpreh:
“Nuk e kam paguar. Ai erdhi me 8 badigardë dhe iku edhe pa ngrënë”.