Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka pasur një bisedë telefonike me Papa Françeskun, gjatë së cilës e ka quajtur “turp për njerëzimin“, indiferencën e komunitetit ndërkombëtar për atë që po ndodh në Gaza. Sipas mediave turke, Erdogan i komunikoi Atit të Shenjtë se sulmet e Izraelit në Gaza kanë arritur “nivelet e një masakre“.
“Paqja e përhershme në rajon, në të cilin ndodhen selitë e shenjta të tre feve monoteiste, do të jetë e mundur vetëm me krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të Palestinës në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj”, është shprehur Erdogan në telefonatën me Papën.
Ai po ashtu ka thënë se Turqia “po bën përpjekje të mëdha për të ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore për Gazën dhe se të gjithë duhet të mbështesin në mënyrë aktive këto përpjekje për të siguruar shpërndarjen e papenguar të ndihmave për civilët e pafajshëm“.