Mesut Ozil ka zemëruar sërish gjermanët, teksa ka bërë të ditur se Erdogan do të jetë dëshmitar në dasmën e tij.
Ministri i Merkel, Helge Braun thotë se ndjehet i pikëlluar për lajmin për lojtarin me nënshtetësi gjermane që luan me Arsenalin.
Mesfushori, ish lojtar i kombëtares gjermane shkaktoi mjaft polemika kur u shpërnda një foto e tij përkrah Erdoganit, majin e vitit të shkuar. Ozul, me origjin ëturke, u kritikua për mungesë besnikëri ndaj Gjermanisë, pak para fillimit të Botërorit.
Ai do të largohej nga komëbtarja në korrik, duke hedhur akuza “racizmi” ndaj turko-gjermanëve nga ana e Federatës Gjermane të Futbollist. “Jam gjerman kur fitojmë, por jam një emigrant kur humbin”, ka thënë në atë kohë ai.
Tabloidi gjerman Bild Zeitung kishte shkruar se Ozil dhe e fejuara e tij, modelja Amine Gulse kanë takuar personalisht presidentin turk për ta ftuar në dasmën e tyre këtë verë duke i kërkuar të jetë dëshmitar. Por ky lajm u prit me shumë kritika në Gjermani. Raportet mes qeverisë gjermane dhe Ankarasë vitet e fundit janë karakterizuar nga polemika dhe tensione të shumta.