Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme.
Para anëtarëve të partisë së tij në parlament, ai tha se: “Izraeli së bashku me Perëndimin mund ta shohin Hamasin si një organizatë terroriste. Perëndimi ju ka shumë borxhe. Por Turqia nuk ju detyrohet asgjë Hamasi nuk është një organizatë terroriste, është një grup muxhahidinësh që mbrojnë vendet e tyre”, tha ai derisa duartrokitej.
Lideri turk ka konfirmuar se po anulon planet për të vizituar Izraelin.
“Të vësh në shënjestër vëllezërit tanë palestinezë, duke përfshirë fëmijët, pacientët dhe të moshuarit, madje edhe në shkolla, spitale dhe xhami, është një krim kundër njerëzimit”.